Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Paul Williams, gjykimi në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit ka përfunduar për ditën e sotme dhe për këtë javë.
Gjykimi do të rinis të hënën, në ora 09:00, ku pritet të nisë dëshminë dëshmitari i tretë me radhë, një britanik, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Paul Williams, dëshmitari i dytë i mbrojtjes Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë, sot deklaroi se delegacioni i Kosovës në Rambuje dhe vet Hashim Thaçi kërkonin pavarësinë.
“Hashim Thaçi dhe do të thoja të gjithë anëtarët e delegacionit shqiptar të Kosovës dhe ekspertët tyre kosovarë, shqiptarë, kërkonin pavarësinë”, tha Williams.
Williams tha se i ka treguar delegacionit rrugën drejt pavarësisë.
“Pavarësia ishte e domosdoshme. Kam kaluar shumë kohë duke u shpjeguar rrugën se si mund të arrinin pavarësinë në qoftë se fjala pavërsi nuk shkruhej në marrëveshjen e Rambujesë’, shtoi ai.
Williams më tej theksoi shkollimin e Hashim Thaçit në Zvicër, duke potencuar se ai ka pasur kulturë të sjelljes




