Dëshmitari i dytë i Mbrojtjes së Thaçit, Paul Williams, do të vazhdojë dëshminë e tij në Hagë.
I thirrur nga mbrojtja e Thaçit, ai u paraqit të mërkurën në Gjykatë dhe dëshmoi njejtë si ish-diplomati James Rubin se Thaçi nuk kishte kompetenca brenda UÇK-së për të marrë vendime.
Paul Williams foli për marrëveshjen e Rambujesë, teksa shtoj se ishte thirrur nga Bujar Bukoshi në emër të Ibrahim Rugovës.
Ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje dëshmoi edhe për rolin e Jakup Krasniqit në këtë marrëveshje.
I njejti do të vazhdojë dëshminë e tij në Hagë edhe për një ditë e gjysmë.




