Paul Williams, avokati ndërkombëtar dhe këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, është marrë në pyetje nga trupi gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe është kërkuar të shpjegojë pse Hashim Thaçi u zgjodh kryesues i delegacionit shqiptar.
Williams tha se ishte e pashmangshme që delegacioni të udhëhiqej nga “akterët joshtetërorë, por të armatosur” dhe se “UÇK-ja ishte dimenzioni kyç i fabrikut politik të Kosovës”.
Në lidhje me arsyet pse jo presidenti Ibrahim Rugova dhe pse jo Bujar Bukoshi, Williams tha se ndërkombëtarët do të ishin “thellësisht të frustruar” nga pozicionet e presidentit Rugova: “Fjalitë e tij nisnin dhe përfundonin me dy fjali: Pavarësi dhe jo-përdorim i dhunës”.
Rugova luajti rol të rëndësishëm në Rambuje duke përfaqësuar njerëzit e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar do të ishte thellësisht i frustruar nëse do të duhej të negocionte me të. Ai trupëzoi pacifizimin dhe pavrësinë, ai nuk negocoi.




