Në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë u mbajt ceremonia ushtarake e betimit të 19 kadetëve të rinj të gjeneratës 2029.
Gjenerata 2029 ka fituar me meritë vendin e saj në Akademinë Ushtarake, pasi ka përballuar me sukses sfidat e “Javës 0” dhe muajit të rekrutit.
Me guxim, disiplinë dhe këmbëngulje, ata dëshmuan se janë të gatshëm t’i shërbejnë atdheut. Sot, me betimin solemn, ata nisin rrugëtimin e tyre të ri për tu bërë udhëheqësit e së nesërmes.





