Pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, një numër i bizneseve në Kosovë po shqyrtojnë mundësinë e largimit të investimeve nga vendi.
Kostoja e rritur e energjisë, si pasojë e këtij vendimi po i detyron kompanitë të rikonsiderojnë planet e tyre zhvillimore, duke parë alternativa më të favorshme në rajon, përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.Përfaqësues të komunitetit të bizneseve kanë paralajmëruar se kjo situatë po krijon rrezik real për ikjen e kapitalit dhe ngadalësimin e zhvillimit ekonomik në vend.Rafuna: Bizneset po shqyrtojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë për të investuar, çmimet po rritenKryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar për një situatë shqetësuese në ekonominë vendore, duke thënë se disa biznese tashmë kanë nisur kontaktet me rajonin për të shqyrtuar mundësinë e zhvendosjes së investimeve.
“Ka biznese që janë të interesuar për të investuar në rajon dhe veç kanë filluar kontaktet me Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë për ti parë kushtet dhe mundësitë për me tërheq investimin prej Kosovës”, u shpreh ai.Sipas tij, kjo vjen si pasojë e rritjes së inflacionit i cili tashmë ka arritur në 4.5%, duke tejkaluar pritjet e OEK-ut për këtë periudhë.Rafuna për “Front Online” ka paralajmëruar se çmimet pritet të rriten edhe më tej.
“Inflacioni 4.5% është shqetësuese se është duke u rritur me ritëm më të shpejtë sesa që ne si OEK e kemi paraparë që fillimi i nëntorit do ta kaloj 4% e jemi në mes shtator dhe çmimet padyshim që do të shtrenjtohen dhe ASK ka thënë se faktori kryesor që ka ndikuar është rritja e energjisë elektrike”, tha ai.




