Pas disa muajsh spekulimesh dhe debateve, Arbër Zeneli dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kanë pasur një takim që duket se ka shuar tensionet mes tyre.
Zeneli, sulmuesi 30-vjeçar, i cili ka grumbulluar 33 paraqitje dhe ka shënuar 9 gola me përfaqësuesen e Kosovës, ishte për një periudhë larg kombëtares për shkak të disa mosmarrëveshjeve që, sipas tij, datojnë rreth dy vite më parë.
Mirëpo takimi i fundit me kryetarin Agim Ademi duket të ketë dhënë rezultate pozitive.
“Sot pata kënaqësinë të takoj një futbollist të jashtëzakonshëm dhe një djalë fantastik, anëtarin e ekipit tonë kombëtar, Arbër Zenelin. Folëm për karrierën e tij, rikuperimin pas lëndimit, kthimin në nivelin elitar dhe evokuam kujtime nga paraqitjet e tij të paharrueshme me ekipin kombëtar. Shpresojmë që së shpejti të jetë sërish pjesë e Kombëtares sonë. Arbëri mbetet një aset i çmuar për Kosovën.” – shkroi Ademi në rrjetet sociale:





