Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2573 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, janë shkaktuar gjithsej 26 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 46 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 17 persona, ndërsa 11 persona janë mbajtur në paraburgim, kurse 1 në vuajtje të dënimit.





