Sot, më 19 shtator 2025, kryeministri Edi Rama dhe kabineti i ri qeveritar (“Rama IV”) bënë sot betimin në një ceremoni zyrtare para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Ceremonia zyrtare nisi në orën 10:00 në ambientet e Presidencës. Ku u votëbesuan në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta.
Më parë, Kuvendi ka miratuar pa debat programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.Pas betimit në Presidencë, Rama dhe ministrat do të vijojnë traditën duke ecur në këmbë drejt Kryeministrisë, ku do të mbahet mbledhja e parë e Qeverisë së re.




