Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me një postim në Facebook, ka thënë se ekonomia e vendit po vazhdon të rritet pasi që sipas tij Bruto Produkti Vendor rritet me 4.58% në TM2 2025.
Murati ka komentuar raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për të dhënat për Bruto Produktin Vendor në tremujorin e dytë (TM2) të këtij viti, duke shtuar se ky është një lajm i mirë për fundjavë.
Sipas Muratit edhe kësaj radhe, “faktet dhe shifrat demantojnë pretendimet opozitare për kahjen ekonomike të vendit”.





