Portugalia i është bashkuar Australisë, Kanadasë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar në vendimin për të njohur shtetin palestinez.
Ministria e Jashtme e Portugalisë ka njoftuar se njohja do të bëhet të dielën, vetëm një ditë para një konference të nivelit të lartë për shtetësinë palestineze që do të mbahet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas gazetës portugeze Correio da Manha, kryeministri i qendrës së djathtë, Luis Montenegro, është konsultuar me presidentin dhe parlamentin përpara se të merrte vendimin përfundimtar.
Ky hap shënon fundin e një debati pothuajse 15-vjeçar në parlamentin portugez, pasi propozimi ishte paraqitur për herë të parë në vitin 2011 nga partia “Blloku i Majtë”, raporton Reuters.




