Deputeti nga PDK, Abelard Tahiri, në një postim në Facebook ka shkruar se në të gjithë kontinentin evropian sot vetëm tri shtete janë nën sanksionet nga BE-ja dhe SHBA-të: Kosova, Rusia dhe Bjellorusia.
Tahiri shton se Kurti shqetësohet për veprimet e Rusisë e në anën tjetër e mban Kosovën nën sanksione.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Në të gjithë kontinentin evropian sot vetëm tri shtete janë nën sanksione nga BE dhe SHBA:
🇽🇰 Kosova e qeverisur nga Kurti
🇷🇺 Rusia e qeverisur nga Putini
🇧🇾 Bjellorusia e qeverisur nga Lukashenko
Megjithatë, kryeministri i izoluar Kurti sot ka filluar të shqetësohet për veprimet e Rusisë, ndërsa Kosovën e ka vendosur vetë në anën e saj.
Albin Kurti, që prej dy vitesh e ka mbajtur Kosovën nën sanksione, sot flet për shkeljet e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia.
* 600 milionë euro të BE-së kanë mbetur të pashfrytëzuara për shkak të sanksioneve.
* SHBA ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, për shkak të dëmeve që i ka shkaktuar Qeveria Kurti.




