Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është shprehur e bindur që në zgjedhjet lokale PDK do të jetë fituesja.
Në një konferencë për media, Çitaku adresoi një sërë arsye që sipas saj bëjnë dallimin me partitë e tjera.
Çitaku ka theksuar se qytetarët janë të lodhur me krizat që ka krijuar kryeministri në detyrë Albin Kurti, por megjithatë shton se entuziazmi i qytetarëve është i jashtëzakonshme për kandidatët e PDK-së,raporton Ekonomia Online.
Ajo e tha bindshëm se, “PDK do të fitojë, qytetarët tanë do të fitojnë dhe Kosova do të fitojë”.
Ajo akuzoi Vetëvendosjen për kriza politike.




