Dje kanë mbaruar ndeshjet e javës së pestë në Superligën e Kosovës.
Malisheva priti Prishtinën por u mposht me rezultat 3-1, humbje që I mundësoi Prishtinës vendin e parë në tabelë.
Llapi vazhdon të mbetet pa fitore, pasi që dje barazoi me Ballkanin me rezultat 2-2, e njëjtë me barazim mbeti edhe loja ndërmjet Drenicës dhe Dukagjinit me rezultat 1-1.
Fitore tjetër përveq Prishtinës arriti edhe Gjilani si mysafir në Ferizaj me rezultat minimal 1-0 dhe poashtu Drita e cila me vështirësi mposhti Prishtinën e Re me rezultat 2-1 duke e arritur fitoren e parë në sezonë.
Prishtina mbetet lidere e tabelës me 10 pikë, e ndjekur nga Dukagjini në vend të dytë poashtu me 10 pikë dhe në vendin e tretë gjendet Ballkani me 9 pikë.
Ndërsa Llapi vazhdon formën e keqe në fund të tabelës me 3 pikë, 3 barazime dhe 2 humbje gjithsejt.





