John Duncan, britanik, ish-këshilltar i Wesley Clark, ka nisur dëshminë në Gjykatën Speciale të Hagës.
Duncan është diplomat për 38 vite, dhe gjatë kohës 1998-2002 kishte qenë këshilltar i komandantit të NATO-së, Wesley Clark.
Ai vjen në Hagë pas dëshmisë së ish-ndihmësit të Sekretarit të Shtetit dhe zëdhënësit të Madeleine Albright, James Rubin, si dhe Paul Williams, ish-këshilltar i Kosovës në Rambuje.
“Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale” do të jetë një prej akuzave e cila pritet të goditet në vazhdimësi nga avokatët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë.
Duke qenë se mbetet një prej pretendimeve më të rënda të Prokurorisë së Specializuar ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit, edhe dy dëshmitarët e parë të mbrojtjes, në fokus patën strukturën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dëshmia e Duncan pritet të zgjasë tri ditë.




