Federata e Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, që i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në elitën e futbollit kosovar.
Për javën e pestë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të Gjilanit, Robert Rrahmani, i cili, përveç paraqitjes fantastike, ishte edhe shënuesi i golit të vetëm në ndeshje, me të cilin skuadra gjilanase fitoi 3 pikë të rëndësishme si mysafire kundër Ferizajt (0:1).
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Blerim Haxholli, Isuf Llumnica dhe Denis Isaja.
Pasi mori këtë çmim, Rrahmani u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës: “Për ndeshjen kundër Ferizajt jemi përgatitur shumë mirë dhe qëllimi ynë ka qenë vetëm fitorja dhe marrja e 3 pikëve.





