Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj rep-artistit Betim Januzi i njohur si Buta, duke e ngarkuar për shitblerje të narkotikëve dhe armëmabtje pa leje.
Reperi ishte ndaluar më 11 shtator dhe tani gjendet nën masën e paraburgimit, fillimisht, lajmin se Buta gjendet nën masën e paraburgimit e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Burim Çerkini, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Ndërkaq, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Gentiana Hoxha konfirmoi se Januzi gjendet nën masën e paraburgimit, masë kjo e cila i është caktuar deri më 10 tetor dhe gjithashtu bëri të ditur se tashmë ndaj Butës është ngritur aktakuzë, ndërsa seanca fillestare është caktuar për 1 tetor 2025.
Sipas Prokurorisë, Butës gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri, ndërkaq në banesë iu gjet edhe municion.




