Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla,është takuar me Ministrin e Jashtëm të Hondurasit, z. Javier Bu Soto.
Siq njofton Gërvalla,takimi është zhvilluar në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju Jork.
Tutje zëvendëskryeministrja Kosova dhe Hondurasi shohin potencial për të afruar qytetarët e tyre përmes shkëmbimeve kulturore, arsimore dhe turizmit.
Në takim u bisedua për mundësitë për thellimit në bashkëpunimin ekonomik e tregtar, për nxitjen e investimeve dhe për marrëveshje që krijojnë kushte më të favorshme për bizneset dhe qarkullimin ekonomik mes dy vendeve
“Lehtësimi i lëvizjes mbetet gjithashtu një hap i natyrshëm në këtë drejtim, Kosova tashmë e ka hapur derën për qytetarët e Hondurasit dhe presim që edhe Hondurasi së shpejti të ndërmarrë të njëjtin hap.”, shkruan Gërvalla.




