Sot me datën 23 shtator 2025, rreth orës 05:00, Policia ka informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në magjistralen Pejё-Prishtinё, nё fshatin Zajm.
Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor, emergjenca dhe njёsiti i zjarrfiksёve.
Nё kёtё aksident ishin tё përfshira njё kamion, njё kombi dhe njё veturё me targa vendore.
Si pasojё e aksidentit, dy persona kanё ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjёs, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa dy persona tё lënduar janё dёrguar me autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupat e pajetë tё viktimave dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.




