Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, z. Nexhmi Rexhepi, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.
Në këtë takim, Kryetari Rexhepi informoi ambasadorin Hargreaves përkitazi me punën e deritanishme të Gjykatës, si dhe zhvillimet më të fundit në fushën e gjyqësisë kushtetuese në Kosovë.
Ambasadori Hargreaves nënvizoi rolin e rëndësishëm të Gjykatës Kushtetuese për sundimin e ligjit në Kosovë dhe ritheksoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për punën e saj të pavarur.




