Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas publikimit të ‘Global Safety Report 2025’ nga Instituti Gallup, ku Kosova është renditur e para në Evropë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit, si dhe e treta në botë për ecje vetëm gjatë natës.
Përmes një postimi në platformën X, Kurti tha se ky është një tregues i madh se qytetarët e Kosovës po e gëzojnë njërën prej të drejtave më të rëndësishme – sigurinë. /RTKLive
Ai theksoi se vendi ynë është renditur edhe në mesin e dhjetë vendeve më të sigurta në botë për ecje vetëm gjatë natës.





