Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për dëshminë e James Rubin në mbrojttje të Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale.
Limaj ka thënë se dëshmia e Rubin është thirrje që të lihen anash “politikat e mahallave” për interesin kombëtar.
“Kjo çka ka ndodhë me dëshminë e z. Rubin, besoj unë, është një thirrje për njerëzit në Kosovë dhe përtej, ndani gjërat, mos prekni gjëra të shenjta të juaja, që nënkupton liria dhe pavarësia e Kosovës. Duhet të bëhet një vijë ndarëse, mes interesit nacional dhe politikave të mahallave të cilat nuk qojnë asgjëkund.
Limaj shton se në Kosovë, tash e 20 vite është tentuar dhunshëm të ndërrohen elitat politike duke iu servuar qytetarëve gënjeshtra ndaj krerëve të UÇK-së.
Fatkeqësisht, tash e 20 vite në Kosovë është tentuar dhunshëm të ndërrohen elitat politike dhe ajo ka ndodhur. Vetë procesi i koordinuar i një lufte speciale ndaj krerëve të UCK-së ka sjell deri aty popullit të Kosovës i është seruar si një e vërtetë një mashtrim i madh”, ka thënë Limaj në Tëvë1.
Limaj ka kritikuar qasjen e institucioneve të Kosovës gjatë procesit në Hagë duke thënë se për pesë vite Kosova nuk ka qenë e pranishme atje dhe që sipas tij Parlamenti i Kosovës do të duhej të krijonte mekanizma që të monitoronte procesin.




