Belgjika ka ndërmarrur hapa për të njohur shtetin e Palestinës, pas njohjeve që bënë Franca, Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe vende tjera.
“Përmes kësaj iniciative, ne vazhdojmë të mbështesim të drejtën ndërkombëtare, në veçanti të drejtën e popujve për vetëvendosje”, tha të hënën kryeministri belg Bart de Vives në një konferencë në New York.
Konferenca synonte t’i jepte një shtysë të re përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur konfliktin në Lindjen e Mesme, në bazë të një zgjidhjeje me dy shtete – e cila parashikon që Izraeli dhe një shtet palestinez i pavarur dhe demokratik të jetojnë krah për krah në paqe.
“Zgjidhja me dy shtete nuk është e vdekur”
“Është e plagosur, por ringjallja e saj është e mundur dhe duhet të bëhet për të mirën e të dy popujve” – theksoi Vives.




