Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin gjerman, Jorn Rohde.
Kjo është hera e parë që një ambasador i shkon në zyrë Kurtit pas letrës së BE-së që të mos ketë takime më në zyrë te Kurti derisa të zgjidhet qeveria e re.
Kurti i ka shprehur mirënjohje Rohdes për shërbimin si ambasador.
“Në krye të herës, kryeministri shprehu mirënjohjen ndaj ambasadorit për pesë vite të shërbimit të tij në këtë detyrë në Kosovë, duke u bërë kështu dhe ambasadori që ka shërbyer më së gjati në vend.”
Kurti ka shtuar se Gjermania mbetet partner qendror i Kosovës në bashkëpunim ekonomik dhe në rrugën drejt integrimit evropian.




