Sekretari amerikan i Shtetit ka mbrojtur politikën e SHBA-së ndaj Rusisë dhe luftës në Ukrainë, gjatë një interviste për NBC.
Marco Rubio, në programin Today, argumentoi se “në momentin që ia kalojmë sanksioneve dhe gjithçkaje tjetër, aftësia jonë për të vepruar si ndërmjetës për të sjellë paqen zvogëlohet”.
Megjithatë, ai nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të vendosen masa më të ashpra kundër Rusisë.
“SHBA-të mund të duhet të vendosin sanksione më të ashpra ndaj Rusisë ‘në një moment’, në të ardhmen”, tha Rubio.
Këto deklarata vijnë pas reagimeve të NATO-s lidhur me nivelin e kërcënimit rus dhe veprimet e pamatura të ushtrisë ruse kohëve të fundit.
Rubio kritikoi ashpër disa shtete evropiane për varësinë ndaj energjisë fosile ruse.




