Profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka ngritur shqetësimin se një proces i ri zgjedhor jo vetëm që nuk do të sjellë zgjidhje, por mund ta thellojë edhe më shumë krizën aktuale.
Sipas Baraliut, edhe nëse Gjykata Kushtetuese rekomandon shkuarjen në zgjedhje, rezultati i tyre ka shumë gjasë të jetë një përsëritje e situatës së 9 shkurtit, por këtë herë me pasoja edhe më të rënda për vendin.
Kriza institucionale në Kosovë po zgjat tashmë afro 8 muaj, që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në tavolinat e diskutimeve flitet për zgjedhje të reja që do ta mundësonin daljen nga bllokada politike e krijuar në vend, e në anën tjetër partitë politike në Kosovë, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të shkuar në zgjedhje nëse nuk gjendet një zgjidhje për krizën politike.




