Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me presidentin e Ganës, John Dramani Mahama, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Në një postim në platformën “X”, Begaj bëri të ditur se biseduan për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh, si dhe për konfirmimin e njohjes së Kosovës nga ana e shtetit të Ganës.
“Sot në OKB, u takova me presidentin e Ganës, JDMahama, për të diskutuar avancimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe shumëpalësh, si dhe për të konfirmuar njohjen e Kosovës nga ana e Ganës. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës,” – ka shkruar Begaj në X.




