Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në rrugën Pejë–Prishtinë, në fshatin Zajm të Klinës.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona, bëhet fjalë për Veton Kastratin dhe Përparim Dushkollin.
Lamtumira e fundit për Dushkollin do t’i jepet sot në ora 17:00, në varrezat e Korroticës së Nalt – Drenas.
Ndërsa viktima tjetër e aksidentit trafiku në Zajm të Klinës, Veton Kastrati të ndjerit, lamtumira e fundit do t’i jepet sot, nga ora 17:00 në varrezat e fshatit Lëbushë të Klinës.





