Zëvendësshefja e Misionit EULEX, Emily Rakhorst, ju bashkua komemoracionit solemn për nder të Rreshterit të rënë të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë në krye të detyrës dy vite më parë.
“Ne i theksojmë thirrjet e BE-së për llogaridhënien e përgjegjësve të kryerjes së këtij sulmi!” thuhet në njoftimin e EULEX.





