Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka kujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Bunjaku u vra nga terroristët serbë në sulmin që ndodhi më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit.
Haradinaj shkruan se sot kujtojm sakrificën sublime të “ Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Në përvjetorin e rënies, shpreh respektin e përjetshëm për sakrificën e Afrimit, që është një nder i përhershëm për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj.
Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”, shkruan Haradinaj.





