Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varri i rreshterit Afrim Bunjaku, në përvjetorin e dytë të vrasjes së tij nga terroristët serbë në Banjskë.
Kurti ka vlerësuar lart heroizmin e tij në mbrojtje të vendit duke thënë se Bunjaku ia mësyu i pari drejt bllokadës që ishte vendosur nga terroristët serb.
”E theksoj guximin e dyfishtë, ai ia mësy i pari drejt bllokadës Banjskë së Zveçanit, këtë e bëri si polic me përvojë, ishte polic 22 vjet prej të cilëve 16 vjet rreshter. Tani e ka gradën heroi i Kosovës ku nuk mund t’ia marrë askush.” – deklaroi Kurti.
Kurti gjithashtu u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të mos e konsiderojnë Serbinë si shtet normal përderisa nuk i dorëzon kriminelët që udhëhiqeshin nga Milan Radoiçiq.




