Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë vetës detyrë që votuesve të regjistruar jashtë Kosovës t’ua dërgojë përmes postës pakot me fletëvotime për të votuar në Zgjedhjet Lokale.
Fletëvotimet pritet do dërgohen për 43,933 shtetas të Kosovës, që aplikuan dhe u regjistruan për votim me postë në zgjedhjet për kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
KQZ ka nisur përmes postës rreth 44,000 pako me fletëvotime për votuesit e regjistruar në disa shtete.
Periudha e votimit përmes postës ka filluar më 17 shtator dhe do të përfundojë më 11 tetor 2025.




