Në Prishtinë po mbahet një akademi përkujtimore në nderim të policit të vrarë në sulmin në Banjskë, Afrim Bunjakut.Para të pranishmëve, një fjalim mbajti edhe djali i vogël i Afrim Bunjakut, Fatlumi.
Ai deklaroi se plagët e mungesës së babait të tij nuk shërohen kurrë dhe se e ndjen boshllëkun që ka lënë, e kujton buzëqeshjen dhe fjalë e tij çdo mëngjes.
Ai shtoi më tej, se bashkë me mallin që ka, ai e di se babai i tij ra për një ideal më të madh, për atdheun, kufijtë, e Kosovën.
“Është e rëndë ta them, por edhe pse nuk është pranë meje, unë ndihem krenar që pata një baba si ai. Sa herë që i takoj kolegët e tij, e di që babai nuk ishte vetëm i imi, por i gjithë Kosovës. Babai im prehu i qetë, ne do të kujtojmë gjithmonë”, tha ai.




