Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Osmani ka ndarë sot në Facebook një foto nga ky takim .“Me Sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtjesore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga Presidenti Trump”, ka shkruar Osmani.
Takimi u zhvillua gjatë pritjes së organizuar nga Presidenti Trump, ku u diskutuan tema të rëndësishme në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare.




