Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Neë York është takuar me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.
Në takim është diskutuar mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Evropë, si dhe hapat e ardhshëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
“E falënderova Presidentin Stubb për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për përkrahjen e palëkundur në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në institucionet euroatlantike.”, shkruan Osmani.




