Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2437 tiketa trafiku.
Gjithashtu, në këtë periudhë janë arrestuar 15 persona, 7 janë dërguar në mbajtje, 3 në ndalim policor si dhe një person në vuajtje të dënimit.
Në këtë periudhë janë evidentuar edhe disa aksidente, ku 44 nga to janë me dëme material, kurse 27 me të lënduar, si dhe 2 aksident trafiku me fatalitet.





