Trepça do të vazhdojë pjesëmarrjen në fazën grupore të FIBA Europe Cup pas eliminimit në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Trepça do të garojë në Grupin F, ku janë Braunschweigu nga Gjermania, PAOK nga Greqia dhe fituesi i përballjes mes Bashkimit të Prizrenit dhe Anwilit polak.
Bashkimi dhe Anwili luajnë dy ndeshje për të siguruar vendin e fundit në këtë grup.




