Kryetari i Bordit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Skënder Krasniqi, së bashku me drejtorin Kushtrim Ahmeti, pritën në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.
Kryetari Krasniqi falënderoi Hungarinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe shpalosi angazhimet e DhTIK-së në forcimin e marrëdhënieve ekonomike me ambasadën hungareze.
Drejtori Ahmeti, prezantoi të dhënat mbi shkëmbimet tregtare Kosovë-Hungari, duke theksuar nevojën për më shumë investime hungareze në Kosovë dhe duke përmendur sektorët potencialë të bashkëpunimit.
Tutje thuhet se ambasadori Dux falënderoi për pritjen dhe informacionet e ofruara, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në funksion të forcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dyja vendeve.




