Më shumë se 80 palestinezë u vranë nga sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës të mërkurën, shumica e tyre në Qytetin e Gazës, kanw thwnw zyrtarët shëndetësor.
Gra dhe fëmijë ishin në mesin e të paktën 20 personave që vdiqën kur një sulm goditi një ndërtesë dhe tenda që strehonin familjet e zhvendosura në lagjen qendrore Daraj të Qytetit të Gazës gjatë natës.
Ushtria izraelite ka thënë se ofensiva tokësore synon të sigurojë lirimin e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi dhe të sigurojë “disfatën vendimtare” të grupit të armatosur palestinez.




