Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka marr pjesë në drekën e punës të vendeve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Në fjalën e saj, Ministrja Gërvalla paraqiti bilancin dhe rezultatet e matshme të Republikës së Kosovës, duke iu referuar Raportit të Komisionit Evropian 2024, i cili konfirmon progres të Kosovës në 36 nga gjithsej 38 fusha, përfshirë progresin në sundimin e rendit dhe ligjit, ku sipas raportit Gallup Law & Order, Kosova renditet e para në Evropë dhe e treta në botë.
Ministrja Gërvalla po ashtu theksoi rritjen e qëndrueshme të ekonomisë së Kosovës, investimet e huaja direkte në nivele të larta, dyfishimin e eksporteve dhe forcimin e buxhetit shtetëror.
Ajo kërkoi heqjen e këtyre masave të pajustifikuara, trajtim të barabartë për statusin e kandidatit dhe përmbylljen sa më të shpejtë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.




