Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Neë York është takuar me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas.
Presidentja Osmani dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon.
“Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim.
Kosova mbetet e vendosur për paqe dhe stabilitet afatgjatë.”, shkruan Osmani.




