Në fjalimin e saj në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, presidentja sllovene, Natasha Pirc theksoi se “duhet bërë gjëja e duhur dhe të ndalet gjenocidi në Gaza”.
“Ne nuk e parandaluam Holokaustin, nuk e parandaluam gjenocidin në Ruandë, nuk e parandaluam gjenocidin në Srebrenicë. Duhet ta ndalojmë gjenocidin në Gaza. Nuk ka më justifikime. Asnjë”, theksoi Presidentja Natasha Pirc Musar në fjalimin e saj.
Ne duhet ta bëjmë këtë, tha ajo, “për hir të brezave të ardhshëm, për të përmbushur përgjegjësinë tonë si njerëz dhe për t’u siguruar që jemi në anën e duhur të historisë”, tha ajo.




