Wayne Rooney ka pranuar se shpesh e ka përshtatur stilin e tij të lojës për t’iu përshtatur Cristiano Ronaldos gjatë kohës që ishin së bashku te Manchester United.
Sulmuesi anglez dhe ai portugez kanë luajtur së bashku te Manchester United nga vera e vitit 2004 deri në verën e vitit 2009.
Ata luajtën 205 ndeshje së bashku dhe fituan tre tituj rresht të Ligës Premier, dy kupa angleze dhe një Ligë të Kampionëve.
Duke folur në një bisedë me Rio Ferdinand, Rooney reflektoi mbi të luajturit përkrah njërit prej yjeve më të mëdhenj të lojës.
“Cristiano Ronaldo ka diçka në trurin e tij që nuk mendoj se e ka dikush. Ai ka këtë mendësi dhe mentalitet, që është shumë më tepër se çdo gjë që kam parë në futboll” – ka thënë Rooney.




