Më 25–26 shtator 2025, në Varshavë të Polonisë, po mbahet Konferenca Finale e projektit të ETUCE-së “In and through education: Education Trade Unions support the inclusion of refugees and migrants (Në dhe përmes arsimit: Sindikatat e Arsimit mbështesin përfshirjen e refugjatëve dhe migrantëve)”
Në këtë ngjarje marrin pjesë sindikata të arsimit nga shumë vende europiane, e ndër to edhe SBASHK.
SBASHK po përfaqësohet nga Sekretari i Përgjithshëm, prof.Ymer Ymeri, dhe nënkryetarja Vjollca Shala.
SBASHK do ndajë përvojën e Kosovës në adresimin e sfidave të integrimit të refugjatëve dhe migrantëve në sistemin arsimor.
SBASHK riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në këto nisma evropiane, duke mbrojtur të drejtat e mësimdhënësve dhe duke promovuar një arsim cilësor e gjithëpërfshirës për çdo fëmijë.




