Dokumentari “Kthimi në Kosovë”, një dokumentar që trajton historinë e masakrës në Obri të Epërme më 26 shtator 1998, është shfaqur sot në Parlamnetin Europian para një numri ambasadorësh.
Ky aktivitet u organizua nga Ambasada e Kosovës në Bruksel, me mbështetjen e eurodeputetëve Lukas Mandl dhe Adnan Dibrani.
Ky dokumentar mbi historinë e luftës, preku audiencën e pranishme, teksa vetë i mbijetuari i masakrës, z. Deliu, u bëri thirrje BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar të ndalin luftërat dhe të promovojnë paqen në mbarë botën.




