Ditën e sotme dorëzohet kallëzim penal dhe padi në Prokurorinë Speciale, ndaj kryeparlamentarit të vendit, Dimal Basha.
Këtë do ta bëjë ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini.Padia lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës dhe për bashkautorësinë e tij për publikimin e këtyre pretendimeve në një revistë shkencore të një universiteti në ShBA.
Avokati Gent Gjini bëri të ditur për Ekonomia Online se të premten në ora 13:20 do të dorëzohet kallëzimi penal dhe padia.




