Filharmonia e Kosovës sonte mban koncertin jubilar në shënim të 25-vjetorit të themelimit, duke e hapur njëkohësisht sezonin artistik 2025/2026. Koncerti do të mbahet nga ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë.
Orkestra dhe Kori i Filharmonisë, në bashkëpunim me Korin e Operës së Kosovës, do të sjellin një program me dy vepra vokalo-instrumentale nga kompozitori kosovar Mendi Mengjiqi-Oratoriumi “ “Homazh për Nënë Terezën”.
Koncerti do të dirigjohet nga polaku Wojciech Czepiel, dhe solistët e jashtëzakonshëm nga Kosova dhe Polonia: Adelina Paloja, soprano | Ewa Menaszek, mezzosoprano | Piotr Kalina, tenor | Grzegorz Szostak, bas.
Ndërkaq, nesër më 27 shtator 2025 duke filluar nga ora 19:30, mbahet po i njëjti koncert në sallën e madhe të Orkestrës Filharmonike të Maqedonisë.




