Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka deklaruar se nuk ka identifikuar shkelje të hapësirës ajrore me dronë që mund të cenojnë sigurinë në Kosovë.
Ky mision deklaruar se është me rëndësi që çdo aktivitet në hapësirën ajrore, e veçmas ato afër kufirit, të koordinohen me KFOR-in për të shmangur tensionet dhe për të garantuar siguri.
KFOR-i thekson gjithashtu se mbetet në kontakt të ngushtë me institucionet e sigurisë së Kosovës dhe me Forcat e Armatosura të Serbisë.




