FC Liria ka njoftuar se Liridon Leci i është bashkuar ekipit si kryetrajner, duke marrë përgjegjësinë për drejtimin e skuadrës pretendente në Ligën e Parë.
Ai kalon te Liria pas shkarkimit të Klodian Duros, edhe pse klubi e njoftoi largimin e tij si për arsye personale.
Klubi synon që me ardhjen e Lecit të forcojë konkurrencën dhe të luftojë për rikthim në elitë, pasi pas tetë ndeshjeve ka marrë vetëm 12 pikë dhe renditet në vendin e dhjetë.
Leci ka nisur karrierën e tij si trajner fillimisht te Flamurtari, më pas ka drejtuar Rahovecin dhe ekipin e shpresave të Ferizajt, duke fituar përvojë të vlefshme në futbollin kosovar.





