Me qëllim të ngritjes së mëtejme arsimore dhe zhvillimit të kapaciteteve dhe burimeve njerëzore, me datë 26.09.2025, në emër të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me zyrtarë nga dy institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, respektivisht me AUK dhe AAB.
Gjatë takimit u diskutuat çështje të bashkëpunimit në mes institucioneve që përfaqësoheshin në takim. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të ndërmarrë hapa për mbështetjen e pjesëtarëve të PK-së në fushën e ngritjes së nivelit profesional dhe avancimit të mëtejme të tyre.





