Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Neë York ka takuar Kongresistin Amerikan, Keith Self, të cilin e ka quajtur Mik të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Presidentja në një postim në facebook, ku ka vlerësuar mbështetjen e vahzdueshme të Self ndaj Kosovës.
Takimi vjen në kuadër të vizitës së Presidentes në Shtetet e Bashkuara, ku ajo po merr pjesë në aktivitete të nivelit të lartë dhe zhvillon takime me përfaqësues ndërkombëtarë që mbështesin Kosovën në arenën globale.





